-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia ngre akuza ndaj tifozit që e shqelmoi Ramsdale pas fitores së Arsenalit

Kryesoret

Një burrë është akuzuar për sulm në lidhje me incidentin që përfshin një tifoz të Tottenham Hotspur dhe Aaron Ramsdale, i cili u godit me shkelm pas fitores 2-0 së Arsenalit kundër Spursave në derbin e Londrës.

Pas një paraqitje fantastike në portë, gardiani i Topçinjve fillimisht pati një debat me Richarlison dhe teksa shkonte prapa portës për të marrë shishen e tij u shkelmua nga një tifoz.

 

“Një burrë është akuzuar për sulm ndaj një lojtari të Arsenalit pas një ndeshjeje në Tottenham Hotspur Stadium të dielën, më 15 janar. Joseph Watts, 35 vjeç (23.06.87) nga Hackney u akuzua të martën, më 17 janar për sulm përmes goditjes, duke shkuar në një zonë ngjitur me zonën e lojës dhe duke hedhur mjete piroteknike në një zonë të lojës së futbollit, të dyja në kundërshtim me Aktin e Futbollit (Kundërvajtjet) të vitit 1991”.

“Ai do të paraqitet në Gjykatën Highbury Magistrates të premten, më 17 shkurt”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë Metropolitane.

Edhe Federata Angleze e futbollit e dënoi ashpër incidentin pas derbit të Londrës, duke këmbëngulur se sjellja ishte “krejtësisht e papranueshme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit