-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulime rrëqethëse për policin përdhunues në Londër: Na tërhoqi zvarrë në dush nga flokët

Kryesoret

Polici i Metropolitan në Londër, David Carrick i cili pranoi se kishte kryer 24 përdhunime gjatë gati dy dekadave ka shokuar të gjithë Britaninë e Madhe.

Me zbulimet e fundit tronditëse, gjithnjë e më shumë detaje po dalin duke hedhur dritë mbi veprimet e neveritshme të oficerit.

Rasti ka tronditur Albionin e Vjetër në orët e fundit pasi ka shkaktuar nga puna disa policë në Londër.

Një grua që foli me autoritetet që hetonin Carrick, por zgjodhi të mos bënte një ankesë zyrtar, ka rrëfyer përvojën e saj të tmerrshme.

Ajo tregoi se oficeri e përdori statusin e tij për ta kërcënuar, e prangosi dhe mburrej se ishte një njeri i fuqishëm që ruante politikanë të lartë.

Ajo shtoi se ishte një i varur nga seksi dhe alkoolist, i cili do të fillonte të pinte në orën 7 të mëngjesit pasi të kthehej nga puna duke ruajtur deputetët e rangut të lartë.

Ata e përshkruanin se si i tërhiqte zvarrë në dush për flokë, i rrihte me rripa dhe u thoshte “je robi im, je kurvë “.

48-vjeçari gjeti disa nga viktimat e tij në faqet e takimeve si Tinder dhe Badoo, përpara se të organizonte takimin e tyre në bare dhe të përdorte statusin e tij si oficer policie për të fituar besimin e tyre.

Carrick u pezullua pas arrestimit të tij dhe i është caktuar masa e paraburgimit.

I burgosuri 48-vjeçar ushtronte kontroll duke paguar darkën dhe pijet, kështu që gratë mendonin se i kishin borxh përpara se t’i izolonin nga miqtë dhe familja e tyre.

Ai i mbylli gratë në një dollap në shtëpinë e tij, për të cilin policia tha se ishte më i vogël se një arkë qeni, për orë të tëra pa ushqim ose i detyronte të pastronin shtëpinë lakuriq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit