-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i Kokës: Lekët dolën te shtëpia e pastrueses, të pyetet Ahmetaj për inceneratorët

Kryesoret

Avokati Sajmir Vishaj kërkoi sot që të merret në pyetje ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj për dosjen e inceneratorëve. Madje, ai shkoi edhe më tej kur kërkoi që procedimi për lekët e gjetura në shtëpinë e ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt, Alda Klosi të lidhet me dosjen e inceneratorëve dhe shuma t’i kalojë shtetit.

Kërkojmë që të pyetet urgjentisht, ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj. Këtu po gjykohen viktimat. Kjo është gjykuar nga gjykata e Elbasanit. Si mund të gjykohet dy herë i njëjti fakt? Ne kemi vendimin e gjykatës. Edhe fakte të reja kanë dalë. Paratë e shefes së kabinetit që ishin lënë për ruajte kanë dalë, ata të lidhen me këtë procedim penale me pastrim parash” tha avokati, teksa Lefter Koka dhe Alqi Bllako ishin të dy në gjyq.

SPAK çoi në gjyq 33 të pandehur për dy dosje të inceneratorëve, 21 të Fierit dhe 12 të Elbasanit. Tashmë do të vendosë gjyqtarja në gjyqin paraprak nëse do të kthehen për plotësim apo do të nisë gjyqi. Në 1 shkurt do të vendoset për dosjen e inceneratorit të Fierit dhe në datë 2 shkurt për Elbasanin, teksa kërkesa e avokatit për t’i bashkuar dosjet u rrëzua.

Gjyqi për inceneratorët! Koka kërkon bashkimin e dy dosjeve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit