Gjykata e Lartë ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi “arrestin në burg”.
Veliaj kishte paraqitur rekurs duke kërkuar zëvendësimin e masës me një më të butë, por kërkesa e tij nuk u pranua nga gjykata në seancën e kësaj të enjteje.
Më herët, Gjykata Kushtetuese kishte kërkuar që çështja të rishqyrtohej me argumentim më të detajuar mbi proporcionalitetin e masës së sigurisë në raport me funksionin e tij publik si kryebashkiak i Tiranës.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa ndaj tij SPAK ka ngritur 13 akuza, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.
/5pyetjet.al









