Trupi i pajetë i një gruaje 59-vjeçare shqiptare është gjendur ditën e sotme në zonën e Marina di Massa në Milano të Italisë pasi ishte shpallur e humbur.
59-vjeçarja u gjet nga një burrë i cili po ecte në plazh dhe që më pas ka njoftuar autoritetet se kishte parë një trup të pajetë në det.
Sipas raportimeve të mediave italiane është dashur ndërhyrja e helikopterit të Marinës për të nxjerrë trupin e pajetë nga uji.
Autoritetet italiane po hetojnë ende mbi shkaqet e vdekjes dhe zbardhjen e ngjarjes.