Një 30 vjeçar shqiptar është arrestuar në jugperëndim të Londrës gjatë ditës së djeshme. Ai dyshohet se ishte përfshirë në një grup shqiptar të krimit të organizuar që organizonte dhe drejtonte lëvizjet e emigrantëve nga Franca drejt Britanisë së Madhe duke përdorur gomone.
Në banesën e tij u ushtruan kontrolle dhe u sekuestrua një sasi parash të cilat dyshohet se kanë ardhur si rrjedhojë e ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme. Oficerët britanikë bënë me dije se tashmë kishin vënë nën hetim persona të lartë në hierarkinë e transportit të emigrantëve të paligjshëm.
Ndësa bëhet me dije se pjesa më e madhe e personave të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme qëndron dhe vepron jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Për këtë arsye hetimi është ndërmarrë në disa shtete të ndryshme për të përçarë grupet e organizuara për transportin e emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe.