Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dha mesazhin e tij në ditën e dytë të mbledhjes së liderëve botërorë dhe drejtuesve të korporatave në Davos.

Ai gjithashtu veçoi ndryshimin e klimës si një “sfidë ekzistenciale” dhe tha se një angazhim global për të kufizuar rritjen e temperaturës së Tokës në 1.5C nuk po shkon si duhet.