-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rasti i Milos! PD: Policia malazeze rreh shqiptarët, qeveria hesht

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia në ditën e dytë resht i kërkon qeverisë që të reagojë për ushtrimin e dhunës në pikën e Muriqanit nga policët malazezë ndaj qytetarëve shqiptarë, mes tyre të dielën ishte edhe ish-këshilltari i Presidentit, Petraq Milo me familjen.

“Asnjë fjalë nga autoritetet shqiptare për dhunën në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në doganën e Muriqanit ndaj shtetasve shqiptarë. E ndërsa heshtja mbetet kryefjalë e palës shqiptare dhe asaj malazeze, një tjetër video ka dalë në rrjetet sociale ku dëshmohet me zë dhe figurë se fenomeni nuk është i izoluar, por një rast i përsëritur.

Dhuna mbetet një akt i papranueshëm, prandaj e dënoj me forcë këtë sjellje të individëve që mbajnë uniformën e shtetit dhe sillen në mënyrë brutale me qytetarët, kur do të duhej të dëshmohej krejt e kundërta. Shteti shqiptar nuk ka asnjë arsye të mos reagojë, e aq më pak t’i trajtojë këto incidente me indiferentizëm sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Në njërin krah kryeministri propagandon nismën e “Ballkanit të Hapur”, e në krahun tjetër ai dhe institucionet e varësisë mbyllin sy e veshë përballë shfaqjeve të tilla që nuk i shërbejnë aspak raporteve të fqinjësisë së mirë” shprehet ai. Deri tani pas pasur heshtje nga Tirana zyrtare. Dje “5pyetjet.al” kontaktoi me djalin e familjes Milo, i cili u shpreh se “janë mirë dhe se do të flasin në një moment të dytë”.

Përse i nxorën zvarrë nga makina? Djali i ish-këshilltarit të Metës flet te “5pyetjet.al”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit