-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Regjistruan tokën e një personi si të tyren, arrestohet ish-juristi i Hipotekës së Durrësit dhe dy të tjerë!

Kryesoret

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kthimi”. I morën 5000 m² tokë një shtetasi, duke e përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Vihen në pranga ish-juristi i hipotekës së Durrësit dhe 2 shtetasit që përfituan nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, tokën e një shtetasi tjetër. Ndaj këtyre 3 shtetasve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit: Artur Isaku, 60 vjeç, ish-jurist i hipotekës së Durrësit; Zyber Dema, 72 vjeç, dhe Faik Ibrahimi, 68 vjeç, banues në Durrës.

Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv, të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 15.01.2023, ka caktuar për këta shtetas masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur dokumente të falsifikuara, i kanë marrë rreth 5000 m² tokë një shtetasi, të cilën e kanë përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të kryera nga këta shtetas, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit