Sot në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet seanca për gjykim për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Të katër janë paraqitur fizikisht në këtë seancë paragjyqësore. Sot pritet të diskutohet lidhur me gatishmërinë e palëve që gjykimi të fillojë më 1 mars. Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe për çështjet tjera procedurale dhe substanciale.
Gjykata speciale ka njoftuar paraprakisht se ndër tjerash, do të kërkohen edhe sqarime nga palët lidhur me procedurën e Zyrës së Prokurroit të Specializuar për nxjerrjen e provave dhe listën e dëshmitarëve që do të paraqiten në gjykim.