Moti i keq me stuhi, reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit nga jugu në veri.
Në Korçë një pjesë e fshatrave të qarkut janë pa energji për shkak të këputjes së telave nga era e fortë.
Era e fortë në qytet ka bërë që të shkulen pemë në lagjen 4 të qytetit. Më shumë problematike situata paraqitet në veri.
Kulmi i reshjeve do të jetë në datë 21 Janar.