-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kishte dalë për alpinizëm në mal, zhduket aktori i njohur!

Kryesoret

Aktori britanik Julian Sands, i njohur për rolet e tij në filma si “Dhomë me pamje”, “Screams in the Silence” dhe “Naked Lunch”, është raportuar i zhdukur. Lajmi konfirmohet nga Zyra e Sherifit të Qarkut San Bernardino në Kaliforni.

Gjurmët e 65-vjeçarit, i cili ka jetuar prej vitesh me familjen e tij në Los Angeles, humbën të premten e kaluar, ndërsa ai ishte në malet San Gabriel për një shëtitje. Emri i alpinistit të zhdukur u publikua dje, ndërsa një tjetër alpinist, Bob Gregory, u zhduk të hënën.

Sipas Guardian, kërkimet e ekipeve të shpëtimit janë fokusuar në malin Baldi dhe zonat përreth, të cilat janë shumë të njohura për alpinistët.

Megjithatë, moti i keq që ka goditur Kaliforninë gjatë 24 orëve të fundit ka penguar kërkimin, ku ekipet e shpëtimit u tërhoqën për disa orë të shtunën e kaluar dhe kërkimet vazhduan me dronë dhe helikopterë pas përmirësimit të kushteve atmosferike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit