Selena Gomez duket se ka një të dashur të ri dhe fansat janë të etur të dinë gjithçka për Drew Taggart, pasi dyshja u panë së fundmi në një ‘bowling’.
Prej disa kohësh është përfolur për një romancë mes tyre, por tashmë që ata janë parë qartë duke u sjellë si çift në publik, fansat e marrin këtë si konfirmim zyrtar se Taggart është i dashuri i saj i ri.
Fotot e publikuara nga Page Six treguan anëtarin 33-vjeçar të “Chainsmokers” shumë të afërt me yllin e muzikës pop, e cila është 30-vjeçe.
Drew Taggart (Foto: YouTube)
Rruga ku ata u panë bashkë quhet ‘The Gutter’, ndërsa gjendet në qytetin e New Yorkut.
Një dëshmitar okular madje pranoi se dyshja po shkëmbenin edhe puthje me njëri-tjetrin.
Raportime të tjera kanë sugjeruar se çifti i famshëm për momentin po i mban gjërat mjaft private dhe thjesht po shijojnë shoqërinë së bashku.
Selena dhe Drew Taggart
“Ata nuk po përpiqen të fshehin romancën e tyre”, tha një burim për Us Magazine të hënën, duke vënë në dukje se muzikantëve u pëlqen “të shkojnë në bowling dhe në kinema”.
Disa fansa të rinj u panë duke iu bashkuar dyshes në fund të natës për të kërkuar foto.
Taggart është një nga zemrat e dyshes elektronike amerikane “Chainsmokers”.
Selena dhe Drew Taggart
Burimi mes tjerash shtoi se Gomez është “aq e dashur” me DJ dhe “mezi po mban duart larg tij”.
Taggart ka qenë i përfshirë në disa këngë pop gjatë dekadës së fundit apo më shumë me “Chainsmokers” që janë aktiv që nga viti 2012.