Si pasojë e motit të keq edhe qarku i Elbasanit ka shfaqur probleme të shumta.
Si pasojë e shiut shoqëruar me erë të fortë, disa fshatra janë pa energji elektrike, e po ashtu, moti i keq ka shkaktuar trafik të rënduar dhe kaos në rrugët kryesore të qytetit.
Ndërprerje të energjisë ka në Rrajcë të Prrenjasit, në Mollas të bashkisë Cërrik dhe në njësinë Pajovë te Peqinit.