-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raste të reja tronditëse në Angli, 2 ish-policë të akuzuar për pornografi të fëmijëve

Kryesoret

Dy ish-oficerë nga forca e policisë së Londrës  tashmë në trazira pasi u zbulua se një nga anëtarët e saj ishte një përdhunues serial, po ndiqen penalisht në një rast pornografie për fëmijë.

Një i tretë, oficer policie në shërbim i përfshirë në të njëjtin rast u gjet i vdekur së fundmi.

Të martën policia shkarkoi David Carrick, i cili rrëfeu për 24 përdhunime dhe sulme të shumta seksuale ndaj të paktën 12 grave.

Policia tha sot se një kryeinspektor 49-vjeçar, Richard Watkinson u gjet i vdekur më 12 janar dhe do të akuzohej për një sërë veprash, duke përfshirë marrjen e fotografive të pahijshme të një fëmije.

Vdekja e tij po trajtohet si e pashpjegueshme por “jo e dyshimtë”.

Për të njëjtin rast akuzohen edhe dy ish-oficerë policie, rreth 60 vjeç të cilët u larguan nga Korpusi 15 vite më parë.

Jack Addis dhe Jeremy Laxton po ndiqen penalisht për “komplot për të shpërndarë ose shfaqur fotografi të pahijshme të fëmijëve”. 

Një tjetër akuzë është në pritje kundër Laxton, për shkarkimin dhe posedimin e imazheve të pornografisë së fëmijëve.

Veprat penale janë kryer në periudhën 2018-2021. Dy personat do të dalin para gjykatës më 9 shkurt. Ministrja e Brendshme Suella Braverman i kërkoi policisë të “vendos rendin” brenda vetes dhe të ndjekë penalisht “oficerët e korruptuar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit