-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria me rikuperimin më të shpejtë të turizmit në Europë!

Kryesoret

Shqipëria po rezulton vendi që ka pasur ritmet më të lart atë rikuperimit të turizmit në krahasim me periudhën e para pandemisë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor, për 10 mujorin 2022 në vend u regjistruan gjithsej gati 3.6 milionë net qëndrimet në akomodimet turistike, me një rritje prej 22.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Shifra është në kontraste të plotë me Bashkimin Europian, i cili gjatë të njëjtës periudhë shënoi një rënie me 5.6% të net qëndrimeve në njësitë akomoduese turistike.

Kjo është rritja më e lartë e net qëndrimeve në Europë. Pas Shqipërisë, rikuperimin më të shpejtë e shënoi Serbia, me 21.3%, e ndjekur nga Danimarka, 12.3%, Islanda (5%), Holanda (4%), Norvegjia (2.5%) dhe Turqia me 1.2%.

Vendet e tjera të rajonit vijuan të kishin një aktivitet turistik më të ulët sesa para pandemisë. Në Mal të Zi, net qëndrimet për periudhën janar-tetor 2022 ranë me gati 9% dhe në Maqedoninë e Veriut u tkurrën me 21.3%.

Të dhëna të tjera të INSTAT, që anë të disponueshme deri në nëntor tregojnë se hyrjet e turistëve të huaj shënuan një nivel rekord në 2022. Viti 2022 ka tejkaluar dukshëm vitin më të mirë turistik deri më tani që ishte 2019-a duke regjistruar në 11-mujor një rritje me 17% të numrit të vizitorëve.

Për 11 mujorin në vend ka hyrë një numër rekord prej 7.1 milionë të huajsh. Hyrja e më shumë të huajave ka ndikuar dhe në rritjen e ndjeshme të net qëndrimeve në akomodimet turistike./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit