-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet turku

Kryesoret

Policia kufitare ka arrestuar një shtetas turk pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara. Gjithashtu u procedua penalisht edhe një 59-vjeçar pasi u kap me 12 495 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi O. K., 45 vjeç, banues në Turqi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, dokumente të dyshuara të falsifikuara, me të cilat ka tentuar të kalojë kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit V. M. Gjatë kontrollit të valixhes së këtij shtetasi janë gjetur 12 495 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetasit V. M., 59 vjeç, lindur dhe banues në Budva, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“, njofton policia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit