-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e mjekut Isuf Kalo, Meta: Përfaqësonte vlera të mëdha humanizmi

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta  ka shprehur ngushëllimin e tij pas ndarjes nga jeta të mjekut Isuf Kalo.

Me anë të një postim në facebook Meta i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Gjithashtu kreu i PL shkruan se Kalo përfaqësonte si rrallëkush vlera të mëdha si humanizmi, thellësinë e kumtimit shkencor, kulturën e gjerë erudite dhe novatorizmin e ideve mjekësore dhe sociale.

Postimi i plotë:

Në këtë moment të ndarjes nga jeta të Profesor Isuf Kalo i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të dashur për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Kam pasur kënaqësinë e veçantë ta njoh nga afër Profesor Isuf Kalon, që përfaqësonte si rrallëkush vlera të mëdha si humanizmi, thellësinë e kumtimit shkencor, kulturën e gjerë erudite dhe novatorizmin e ideve mjekësore dhe sociale.
Kontributet e Isuf Kalos për dekada të tëra në fushën e shëndetësisë kanë shënuar gjurmë, që do të mbeten të pashlyera në historinë e Shkencës Mjekësore shqiptare, qoftë si Profesor, por edhe në kërkimin dhe publicistikën mjekësore.
Profesor Isuf Kalo ishte një shembull i misionarit dhe intelektualit, që pa u ndalur kumtoi gjatë gjithë jetës shkencën dhe përvojën personale aq të pasur e të larmishme brenda dhe jashtë vendit.
U prehtë në paqe dhe i paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e tij!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit