-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Video/ Mijëra persona në protestë në Francë për reformën e re të pensionit

Kryesoret

Mijëra punëtorë morën pjesë në aksionin e sotëm të grevës dhe marshimet protestuese në të gjithë Francën duke protestuar kundër planit të qeverisë për të rritur moshën e pensionit me dy vjet në 64 vjeç.
Protestat janë një provë vendimtare për presidentin Emmanuel Macron, i cili tha të martën se reforma e pensioneve, megjithëse e papëlqyeshme në sondazhe, ishte një masë e drejtë dhe e përgjegjshme që duhet zbatuar. Gjë që protestuesit nuk janë aspak dakord.

“Duhet të rriten pagat dhe pensionet, jo mosha e daljes në pension”, shkruhej në një pankartë të madhe të mbajtur nga grevistët në krye të marshimit në qytetin e Tours.

Qindra mijëra morën pjesë në protestat në të gjithë vendin, sipas gazetës Le Monde bazuar në vlerësimet e policisë.

Në Paris, policia përdori gaz lotsjellës në periferi të demonstratës kur njerëz me kapuça hodhën objekte të ndryshme drejt tyre. Rreth 20 persona u arrestuan, raportoi BFM TV.

Sindikatat, të cilët pritet të shpallin greva dhe demonstrata të tjera më vonë sonte, thonë se sot ishte vetëm fillimi.

Në grevë sot morën pjesë makinistët, mësuesit, punëtorët e rafinerisë, shoferët e autobusëve, nëpunësit civilë dhe pothuajse 45% e stafit të ndërmarrjes elektrike EDF. Stacioni radio France Inter luajti muzikë në vend të programit të tij të zakonshëm.

Në Paris, disa stacione të metrosë mbetën të mbyllura dhe udhëtimi ishte shumë i vështirë. 
Sipas sindikatave, 7 nga 10 mësues morën pjesë në grevë – megjithatë Ministria e Arsimit dha shifra më të ulëta.

Në Paris, studentët bojkotuan të paktën një shkollë të mesme në mbështetje të grevistëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit