Babë e bir, Sahit dhe Mirjan Hysa janë arrestuar për armëmbajtje pa leje në Tiranë. Policia u gjeti të fshehur një armë zjarri në magazinën e lokalit të tyre.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Night”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6.
Mbanin të fshehur një armë zjarri, në magazinën e lokalit të tyre, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir). Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, se dy shtetas mbanin armë zjarri, në lokalin e tyre, në rrugën “Astrit Losha”, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 36 vjeç dhe S. H., 67 vjeç, banues në Tiranë” njofton policia.