Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ditën e sotme është takuar me kryebashkiakun opozitar të Meltepes në Stamboll, Ali Kilic.
Berisha ka shprehur solidaritetin me liderin e opozitës, kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu duke dënuar vendimin politik të gjykatës për dënimin e tij me burg.
Berisha shtoi se opozita turke mishëron idealet demokratike proprëndimore të themeluesit të Turqisë, Kemal Ataturk, parime të lirisë dhe ndarjes së pushteteve, parime për të cilat lufton edhe PD.
Kiliç tha se Berisha ka të njëjtat parime me kryetarin e opozites në Turqi dhe lufton për to, pavarësisht disavantazhit të vendeve në autoritarizëm. “Edhe në Shqipëri, si në Turqi është e njëjta situatë, me shkelje ligjesh, trafik droge dhe mafia. Me para të zeza, krim e drogë blihen e riblihen zgjedhjet”, theksoi kryetari i Maltepe.