Eni ndau me Tean dhe me disa banorë të tjerë një histori personale që kishtë të bëntë me familjen e tij. Ai foli për vështirësitë që ka kaluar në jetë, për shkak se babai i tij ka qenë i alkoolizuar dhe i është dashur të punojë që i vogël për të siguruar të ardhura për veten dhe familjen e tij.
Ai shprehu dëshirën për ta ndarë këtë histori publikisht, për një arsye. Që njerëzit të kuptojnë që ai ka hasur vështirsi në jetë për të arritur aty ku është tani.
Eni tha se kur babai i tij pinte, transformohej në një tjetër person. Ai shtoi faktin se për për këtë ves, nuk e fajëson dot 100 përqind babin.
I pyetur nga Ronaldo nëse ai ja ka falur këtë gjë, Eni tha se po.