Gjyqtarët belgë kanë vendosur të zgjasin paraburgimin për ish-eurodeputeten greke, Eva Kaili, në burgjet e Harenit për skandalin e Kartargate. Megjithatë, Kaili pas një muaji do të mund të kërkojë sërish lirimin e saj nga burgu.
Avokati i të akuzuarës, Michalis Dimitrakopoulos, ka deklaruar se klientja e tij nuk do të apelojë vendimin e gjyqtarëve belgë. Ai këmbënguli në denoncimin e tij se Eva Kaili u torturua në qelinë e policisë, ku u detyrua të qëndronte pas deklaratës së 11 janarit.
Avokati tha se Eva Kaili ka përjetuar “torturë” në paraburgim, teksa shprehet se pasi i kanë hequr pallton, ajo ka kërkua një batanije pasi kishte ftohtë, gjë të cilën nuk ia kanë mundësuar.
“I kanë lënë dritat ndezur gjatë gjithë natës. Ka pasur nevojë për të përdorur tualetin, dhe nuk e kanë lejuar”, ka shtuar më tej avokati.