-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Arrestoni Olta Xhaçkën

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncoi edhe njëherë sot se Edi Rama po i bën presion Gjykatës Kushtetuese për të shpëtuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka, që mban edhe postin e ministres së Jashtme. Ai tha se ministrja duhet të arrestohet dhe se e ka vendin në burg.

Lufta kundër korrupsionit shkon drejt shuarjes përfundimtare. Unë para jush kam denoncuar një presion të jashtëzakonshëm që mafia e Edi Ramës, Olsi Ramës, Artan Gaçes, Olta Xhaçkës dhe Amant Josifit po bëjnë në Gjykatë Kushtetuese për të shpëtuar mandatin e një mafiozeje të pashoqe, siç është Olta Xhaçka.

Olta Xhaçka, duke përdorur pushtetin, lidhjet e saj me klanin e Rama, lidhjet e kahershme, se janë vërsulur Olsi, Edi, Artani, Josifi për të mposhtur Gjykatën Kushtetuese.

Një akt që do përbënte një akt të vërtetë ndaj Kushtetutës dhe goditje mëshire për luftën kundër korrupsionit.

Çfarë thotë neni 70 i Kushtetutës: deputetët nuk mund të kryejnë asnjë aktivitet fitimprurës që buron nga pasuria e shtetit. Olta Xhaçka me burrin e vet, kanë fituar statusin 5 mln të investitorit strategjik.

Olta Xhaçka ka inkriminuar kunatën e saj amerikane si ortake në këtë aferë.

Olta Xhaçka me këto veprime e ka vendin në burg dhe vetëm në burg. Dhe tani kërkon të shpëtojë.

Gjykata Kushtetuese në këtë rast, ka kazusin më të qartë dhe pikërisht për përpjekjen që bën parlamenti për të shkelmuar Kushtetutën, ajo duhet t’i dalë zot Kushtetutës.

Të mendosh se të shpëtojë Olta, pse Edi Rama nuk lejoi të vinte në parlament kërkesa, nuk ka tallje më të madhe me qytetarët, nuk ka dëshmi më flagrante të implikimit direkt të Edi Ramës, por edhe atyre që mund të mendojnë se do gjykojnë në këtë mënyrë.

Ky nen është një nen i artë në Kushtetutën e Shqipërisë. Nëse bie ky nen, bie çdo gjë në luftën kundër korrupsionit në këtë vend dhe mbetet vetëm vrulli, urrejtja dhe guximi i qytetarëve ndaj këtyre kriminelëve” tha ai.

Kërkesa e PD-së për t’i hequr mandatin u shqyrtua dje. Gjykata dëgjoi palët dhe pretendimin e PD-së se është shkelur neni i konfliktit të interesit në faktin që burri i ministres fitoi nga qeveria statusin e investitorit strategjik. Brenda 30 ditëve gjykata Kushtetuese do të shprehet nëse ka papajtueshmëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit