-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratorët! Berisha: SPAK-u po “groposet” në Sharrë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha konferencën e përjavshme me gazetarët e ka nisur me denoncimin për inceneratorin në Sharrë.

“Në gropën e Sharrës po groposet sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor” tha Sali Berisha. Kryetari i PD-së shpjegoi se në Sharrë nuk bëhet incenerim sikur paguajnë qytetarët, por kapsulim dhe groposje.

“Çështje e parë dhe më kryesore është çështja e djegësave dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama për këtë aferë.

Ju patë, këto ditë, se si të gjitha plehrat, mbetjet, dheu, inertet, në kundërshtim flagrant me kontratën, nuk seleksionoheshin, në kundërshtim me betimin solemn të atij që nuk ka as besë dhe as moral, se aty po bëhet një mrekulli, thoshte Edi Rama, e patë se aty vazhdonte praktika e 25 viteve më parë, e groposjes. Pavarësisht se ka një kontratë që përcakton gjithçka ndryshe.

Në fakt, aty nuk po groposoheshin, por aty po groposej sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor.

Në ata kamionë që shkarkonin plehrat në një gropë të vjetër,a ty groposej dhe varrosej SKAP-i i partisë dhe sistemi i drejtësisë në tërësi.

Ndonëse prej dy vitesh është deklaruar me dhjetëra herë se qytetarët e qarkut të Tiranës, paguajnë 29 euro për çdo ton pleh, pa llogaritur transportin, kjo tarifë e cila në kontratë parashikohet për djegie. Kurse për depozitim ka një tarifë prej 11 eurosh.

Prej vitesh, Edi Rama, Erion Veliaj, presin euro, vjedhin çdo ditë dhjetëra-mijëra euro. Në total, diferenca prej 18 eurosh për çdo ton, shkon dhe depozitohet në kontot offshore të këtyre dy hajdutëve të paimagjinueshëm. Ka ardhur koha që këto konferenca ti bëjmë në bashkinë e Tiranës dhe Kryeministri” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit