Drejtimi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike do t’i kalojë një gruaje. Julia Emiri ka rezultuar fituese në garën përballë Silva Hasës. Emiri ka marrë 207 vota, ndërsa Hasa 83 vota duke zëvendësuar Edi Palokën.
Gjatë mbledhjes së sotme konstituive të Këshillit Kombëtar, PD mbajti gjithashtu votimin për zgjedhjen e Kryesisë së re. Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe deputetët Bardh Spahia, Eno Bozdo dhe Ina Zhupa mbeten jashtë këtij forumi të rëndësishëm të demokratëve.
Anëtarët e kryesisë që mbetën jashtë
Aldo Bumçi
Bardh Spahia
Eno Bozdo
Fatbardha Kadiu
Florion Mima
Ina Zhupa
Jozefina Topalli
Sorina Koti









