Teksa prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut, në disa zona pati probleme. Pavarësisht problemeve që u shfaqën në Lezhë, duket se situata po normalizohet.
Në lumin Drin, niveli ka rënë me disa cm, çka ka mundësuar tërheqjen e ujit. Aktualisht hodrovoret janë në punë, por serish disa hektarë tokë bujqësore janë të mbuluara nga uji.
Pavarësisht rënies së intensitetit të reshjeve të shiut, gjatë orëve të fundit, edhe gjatë ditës së sotme nuk po bëhet mësim në dy shkollat të cilat një ditë më parë ishin nën pushtetin e ujit, shkollat ‘Gjergj Kastrioti’ dhe ‘Besëlidhja’.
Ndërkohë uji është tërhequr në disa prej zonave të qytetit ku kishte probleme, por ka lënë pas dëme të konsiderueshme në banesa dhe biznese të cilat u përmbytën një ditë më parë.