-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani viziton komunat e përmbytura

Kryesoret

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive, ka vizituar komunat: Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se Presidentja Osmani ka qenë në kontakt që nga mbrëmë me kryetarët e këtyre komunave,  Zenun Elezaj, Fadil Nura dhe Bedri Hamza, me të cilët është takuar edhe sot.

Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet qendrore do të angazhohen maksimalisht për t’i mbështetur komunat e prekura nga vërshimet.

“Presidentja Osmani ka vizituar biznese dhe ekonomi familjare, të cilat kanë pësuar nga vërshimet. Në këtë frymë, Presidentja ka kërkuar nga strukturat e sigurisë dhe të emergjencave, të angazhohen maksimalisht për tu dalë në ndihmë qytetarëve dhe për ti zvogëluar pasojat e krijuara nga kjo situatë e jashtëzakonshme.

Falënderoj Forcën Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit, autoritetet komunale dhe të gjithë ata, të cilët ndodhen në terren në zonat më të rrezikuara, në gatishmëri të plotë për t`u ofruar ndihmë qytetarëve dhe për ta mbrojtur secilën jetë”, është shprehur Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani në të tri komunat ka ofruar mbështetjen institucionale dhe ka potencuar se jeta, shëndeti dhe pronat e qytetarëve, janë prioritet absolut, ndaj nevojitet angazhim dhe solidaritet i të gjithëve në një situatë të tillë.

Po ashtu edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka shkruar për takimin që ka pasur sot me presidenten Vjosa Osmani.

Ai tha se diskutuan për situatën në të cilën ndodhemi si komunë, pas përmbytjeve të mëdha dhe dëmeve të konsiderueshme, si dhe për nevojën e menjëhershme për të filluar procesin e vlerësimit dhe kompensimit të dëmeve materiale.

“Është e kuptueshme që situata kërkon reagim të shpejtë nga të gjitha institucionet e nivelit qeveritar dhe agjencive tjera, që t’u dalim në ndihmë familjeve të prekura. Për vizitë kanë qenë sot edhe ministrat znj.Rozeta Hajdari, z.Armend Meha dhe z.Elbert Krasniqi, të cilët janë solidarizuar me situatën emergjente në terren sidomos me bizneset që kanë pësuar nga kjo situatë”, shkroi Nura./rel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit