-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK e do në burg! “Kapo” i Durrësit strehohet në parajsën e bosëve në tokë

Kryesoret

SPAK ka lëshuar një tjetër urdhër arresti për Plaurent Dervishajn dhe disa persona të tjerë në Durrës, Krujë dhe Shijak pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë.

Por ku ndodhet Dervishaj? Shanset që të kapet dhe të vendoset para drejtësisë janë thuajse zero, të paktën për momentin.

Një vit më parë autoritetet e drejtësisë në Dubai, ku është strehuar e lanë të lirë Plaurent Dervishaj, i akuzuar në Shqipëri për vrasjen e Klodian Saliut në 25 shkurt 2005 në Durrës.

Autoritetet e drejtësisë kishin nisur procedurat për ekstradimin e shqiptarit të akuzuar, por vonesa në mbërritjen e letërporosisë në Dubai nga Shqipëria ka qenë shkak i lirimit të Dervishajt.

Pavarësisht këtij zhvillimi, SPAK vijon hetimet për dy ngjarjet e bujshme, vrasjen e Klodjan Saliut dhe Vajdin Lames në Tiranë.

Për krimet në 15 janar 2021, u ekstradua nga Kosova në Tiranë, Indrit Taullai, ndërsa vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar Lulzim Berisha.

Momentalisht, në burg për dy ngjarjet janë Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe i penduari Luftar Reçi.

I penduari tregoi shokët! SPAK shpall në kërkim “kapon” e Durrësit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit