Në 12 vjetorin e 21 Janarit, kryeministri Edi Rama bëri homazhe në bulevard për katër protestuesit që u vranë më pas me familjet e viktimave u ngjit sërish në selinë e qeverisë. Për mediat nuk pranoi që të fliste, por bëri një postim në Facebook.
Ai shkruan se audio e re që ka dalë në dritë e komunikimeve të ish-komandantit Ndrea Prendi me vartësit është një provë e re për drejtësinë që duhet të rihapë dosjen.
“Homazhe në pritjen e pafundme që drejtësia të bëjë drejtësi, ndërkohë që e vërteta dihet botërisht dhe një fakt i ri rrënqethës sapo ka dalë në dritë…” shkruan Rama.
Ekskluzive/ “Gati për zjarr”! Flet komandanti: Urdhri në radio për “21 Janarin”