Kërkohet ligj dhe politika të qarta për industrinë detare mbrojtëse, prokurimet dhe PPP për të garantuar transparencë. Me statusin juridik të dhënë KAYO-s, qeveria ka krijuar në fakt një sifon të vërtetë prej nga do të rrjedhin paratë e buxhetit për të mos u gjurmuar kurrë, për të mos u audituar dhe për të mos u marr vesh asnjëherë aksionerët dhe përfituesit e vërtetë në xhepat e të cilëve do të shkojnë paratë.
Ligj dhe politika të qarta për industrinë detare/mbrojtëse, prokurimet publike dhe partneritetet publike–private, për të garantuar transparencë dhe stabilitet kontraktor. Me statusin juridik të dhënë KAYO-s, qeveria e z. Rama ka krijuar në fakt një sifon të vërtetë prej nga do të rrjedhin paratë e buxhetit për të mos u gjurmuar kurrë, për të mos u audituar kurrë dhe për të mos u marr vesh asnjëherë aksionerët dhe përfituesit e vërtetë në xhepat e të cilëve do të shkojnë këto para.
“Kemi arritur në një pikë të rëndësishme për të ardhmen, të vetë ekonomisë së vendit dhe të ardhmes së të rinjve shqiptarë, një marrëveshje me ‘Fincantieri’-për të prodhuar në kantierin e Pashalimanit, anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare dhe të vendeve aleate” – tha nder të tjera KM Rama në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes mes “KAYO” dhe “Fincantieri” për prodhim anijesh në kantierin e Pashalimanit.
Objektivi ndërmarrjes së përbashkët është ringritja dhe modernizimi i plotë i këtij kantieri, me synim ndërtimin e të paktën 7 anijeve (rreth 800 ton) për flotën italiane, shqiptare dhe për eksport në vende të tjera. Ndërsa efekti i pritshëm është rritje e vendeve të punës të kualifikuara, transferim knoë-hoë-i nga Fincantieri, rritje e kapaciteteve inxhinierike dhe e aksesit në tregje të huaja, etj.
Ky lajm me nxiti t’ju rikthehem dijeve të mija modeste nga fusha e ekonomise duke dashur t’i jap përgjigje pyetjes: Çfarë disponon dhe çfarë i duhet një vendi si Shqipëria që të prodhojë anije në mënyrë të qëndrueshme dhe konkurruese? Shkenca e ekonomise na mëson se vendit i duhen njëkohësisht kapacitete teknike-industriale, një kornizë institucionale dhe treg i mjaftueshëm për të justifikuar investimin. Po a i kemi këto parakushte?
Infrastrukturë dhe aset fizik:
Port/kantier detar me thellësi të mjaftueshme, mole, doka të thata dhe hapësira magazinimi për çelik, komponentë dhe pajisje të mëdha. Personalisht mendoj se baza detare e Pashalimanit e plotëson këtë
Akses me rrjet rrugor dhe hekurudhor për furnizime dhe dërgim komponentësh të mëdhenj, si dhe energji elektrike të qëndrueshme me kapacitet të lartë. Personalisht mendoj se vendi yne plotëson vetëm pjesërisht këtë parakusht, d.m.th mund të sigurojë energjinë, por për hekurudhën as që bëhet fjalë. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë pa rrjet hekurudhor dhe për fat të keq qeveria nuk e ka ndër përparësitë e zhvillimit të infrastrukturës së
Pajisje të specializuara: vinça të rëndë, linja prerje/presa çeliku, sisteme bojatisjeje dhe antikorrozioni, laboratorë kontrolli cilësie. Në vlerësimin tim nuk kemi asnjë nga këto, edhe ato makineri të pakta të trashëguara nga regjimi komunist u kthyen në skrap nga korrupsioni dhe papergjegjshmeria qeveritare sebashku me tanket, anijet, avionet, etj.
Teknologji dhe “know-how”
Transferim teknologjie nga kompani të konsoliduara ndërkombëtare (licenca projekti, standarde ndërtimi, manuale dhe trajnime). Ndoshta këto mund t’i ofrojë pala italiane, por mungesa e tyre ngre pikëpyetje të mëdha mbi eficiensën dhe arësyet e vërteta të kësaj sipë
Kapacitete inxhinierike vendase: projektim detar, inxhinieri mekanike, elektrike dhe automatizim, softuerë specifikë për ndërtim anijesh, etj. Edhe këtu nuk kemi asgjë, dmth aftësia absorbuese e ekonomisë sonë në ditët e sotme është
Sisteme menaxhimi cilësie dhe certifikime nga regjistra detarë ndërkombëtarë (p.sh. klasifikimi i anijeve, standardet e sigurisë dhe mjedisit). Zero.
Fuqi punëtore e kualifikuar
Teknikë dhe mjeshtër në saldim, përpunim metali, përpunim tubacionesh, instalime elektrike detare, me programe të vazhdueshme trajnimi profesional. Zero.
Inxhinierë dhe menaxherë projekti me eksperiencë në industri të rënda, aftësi për të menaxhuar cikle prodhimi shumëvjeçare dhe kontrata komplekse. Pa paragjykuar trashëgiminë në këtë fushë, por më i riu i mundshëm për t’u identifikuar në këtë kategori duhet të jetë mbi 70 vjeç…
Bashkëpunim i qëndrueshëm midis kantierit, universiteteve dhe shkollave profesionale për profilizim në inxhinieri detare dhe profesione të lidhura. Zero. Shkollën e vetme kombëtare me profil detar qeveria e z. Rama e ka mbyllur dhe terrenin e saj e kthyer me kohë në truall për ndërtimin e kullave nga oligarkët e tij.
Kornizë ligjore, institucionale dhe financiare
Ligj dhe politika të qarta për industrinë detare/mbrojtëse, prokurimet publike dhe partneritetet publike–private, për të garantuar transparencë dhe stabilitet kontraktor. Me statusin juridik të dhënë KAYO-s, qeveria e z. Rama ka krijuar në fakt një sifon të vërtetë prej nga do të rrjedhin paratë e buxhetit për të mos u gjurmuar kurrë, për të mos u audituar kurrë dhe për të mos u marr vesh asnjëherë aksionerët dhe përfituesit e vërtetë në xhepat e të cilëve do të shkojnë këto para.
Instrumente financiare (garanci shtetërore, skema eksporti, kredi afatgjata) për të mbuluar kostot e larta fillestare të investimit dhe ciklin e gjatë të prodhimit të një anijeje. Gjithçka do të mbulohet nga taksat tona, padyshim. Për eksport nuk mund të bëhet fjalë, sepse duhet të jemi konkurrues, por për propagandë si vend prodhues, po.
Kapacitet administrativ për të negociuar marrëveshje të ndërlikuara me grupe të mëdha ndërkombëtare dhe për të mbikqyrur zbatimin teknik dhe financiar. Mjafton të shohim fatin e kontratave koncesionare të shtetit shqiptar dhe gjyqet në Arbitrazhin Ndërkombëtar për të kuptuar se edhe në këtë fushë jemi afër zeros…
Treg dhe strategji afatgjatë
Porosi të garantuara fillestare (p.sh. anije për rojën bregdetare, marinën, portet, shërbime offshore) që e mbajnë kantierin të zënë dhe japin volum punë për të ulur koston njësi. D.m.th prodhimi fillon kur ke siguruar porositë, d.m.th je i nevojshëm në treg dhe janë bërë disa pë Dyshoj se ka përllogaritje të tilla dhe se “jemi thjesht duke dhënë lajmet”, si zakonisht.
Strategji për t’u futur gradualisht në tregje eksporti, zakonisht nëpërmjet partneriteteve me kompani të huaja që përdorin kapacitetet vendase si “satellite yard”. Dyshoj shumë se mund të bëhemi konkurues në ndonjë fushë të zhvillimit ekonomik, por me shumë se kudo dyshoj në fusha të tilla eksperimentale, që vetëm me paratë e buxhetit të shtetit mund të bëhen…
Politika industriale që e lidh prodhimin e anijeve me sektorë të tjerë (metalurgji, elektronikë, IT, logjistikë) për të rritur përmbajtjen vendase dhe efektet multiplikatore. E dëshirueshme vërtet, por me gjendje zero në ditët e sotme dhe nuk dihet se deri kur…
Mbas kësaj parashtrese nuk më mbetet tjetër veç të lutem për taksat e bashkëqytetarëve dhe vullnetin hyjnor të qeverisë për mirëpërdorimin e tyre… Shkenca e ekonomisë nuk ndihmon dot aty ku mendja njerëzore dhe fuqia vendim-marrëse e pushtetit ka marrë arratinë.









