Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë.
Mësohet se një makinë është përplasur me një furgon të transportit të mallrave.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia përtej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë.
Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes.