Një person është arrestuar në Tiranë për shpërndarje kanabisi. Ai është Ramazan Rroja 30 vjeç. Sekuestrohen një pako me lëndë narkotike kanabis me peshë 1.1 kg, një peshore elektronike dhe dy aparate celulare.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë lokalizuar dhe ndaluar në rrugën “Nikolla Tupe”, automjetin me drejtues Ramazan Rrojën.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë rreth 1.1 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një peshore elektronike dhe dy aparate celulare.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. Rr. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme” mbyllet njoftimi.









