-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mos e vendos gjobën”! I riu zihet me policët për të shpëtuar vëllanë

Kryesoret

Një 33-vjeçar është arrestuar në Mallakastër pasi akuzohet se kundërshtoi dhe pengoi punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjithshme për të mos i vendosur gjobë vëllait të tij, i cili u konstatua në shkelje të sinjalistikës rrugore. I arrestuari është D. Z. 33 vjeç, banues në Ballsh.

“Ai akuzohet se ka kundërshtuar dhe ka tentuar të pengojë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Mallakastër, të cilët, në përmbushje të detyrave funksionale, ishin duke ndëshkuar me masë administrative vëllain e 33-vjeçarit, për shkelje të sinjalistikës rrugore” thuhet në njoftim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit