Ish trajneri i Chelsea dhe PSG-së, Thomas Tuchel raportohet se ka filluar që të mësojë spanjisht, që të marrë drejtimin e Real Madridit apo Barcelonës.
Pasi u shkarkua nga Chelsea në fillim të shtatorit, Tuchel ka vendosë të bëjë një lëvizje të radhës, ka filluar të mësojë spanjisht në një përpjekje për të kaluar në La Liga.
Ëndrra e Tuchel është që ta marrë drejtimin e Barcelonën apo Real Madridin, sipas gazetarit të Sky Sports, Florian Plettenberg.
Ai nuk ka interes ta marrë drejtimin e Tottenham nëse klubi londinez shkarkon menaxherin Antonio Conte. Por, Juventusi mund të jetë një opsion nëse Max Allegri largohet.
Tuchel ka një Cv të pasur me drejtimin e Dortmund, PSG dhe Chelsea. Me këtë të fundit, bëri që ai ta udhëheq klubin nga Londra për ta fituar titullin në Ligën e Kampionëve brenda gjashtë muajve të parë në drejtim të kësaj skuadre.
Por, gjermani duhet të presë pak kohë para se të lirohen stoli i trajnerit në Real Madrid apo Barcelona, pasi që edhe Xavi edhe Carlo Ancelotti janë mirë në pozitat e tyre.
Tuchel ka pranuar se ai nuk ka bërë ndonjë vendim për të ardhmen e tij derisa është në Indi për të bërë disa pushime për shëndetin e tij që nga nëntori i vitit të kaluar.
“Nuk e kam marrë vendimin ende. Tani është koha për mua që të marrë një pushim. Disa klube kanë telefonuar menaxherin tim, por ne jemi pajtuar që ai të mos me telefononte për 18 ditë”, tha ai.
Trajneri do të vazhdojë pushimet e tij derisa të këtë një ofertë serioze për punë. Nëse ai dëshiron që të këtë një punë që e ka ëndërruar, duhet të presë pak.