Pas dy ditësh ndërprerje të furnizimit në Pogradec ka rinisur furnizimi me ujë.
Punonjës të Ujësjellësit kanë arritur pasditen e të shtunës të riparojnë defektin që kishte shkaktuar ndërprerjen e furnizimit duke iu rikthyer normalitetit.
Mijëra familje në Pogradec dhe fshatrat e njësisë administrative të Buçimasit vuajtën mungesën e ujit të pijshëm si pasojë e problemit në rrjet në zonën e Drilonit.