Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës edhe gjatë orëve të natës. Kjo ka bërë që në dy akse në zonën e Dardhës, trashësia e dëborës të shkojë nga 7 deri në 10 cm.
Aktualisht autoritetet po punojnë për pastrimin e rrugës, kriposje ndërkohë që temperaturat kanë arritur deri në -7 gradë.
Kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtjen e rrugës.
Ne Qarkun Korçe gjate natës ka pasur reshje shiu/dëbore me intensitet të ulet.
Reshjet kane qenë në formë dëbore në kuoten +1250 m, rruga e Dardhës km 9-km 12, trashësia 7cm – 10 cm.
Ne akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore gjate kësaj periudhës.
Aktualisht moti është pa reshje pjesërisht i kthjellet. Kontraktoret do jenë në gatishmëri për mirëmbajtjen e rrugëve nisur edhe nga parashikimet e motit me reshje dëbore në mbrëmje.