Një histori e pazakontë është shpalosur në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, ku të pranishme kanë qenë një vajzë e re, Blerina dhe nëna e saj, Dituria.
Gjithçka ka nisur kur në dasmën e njërit prej djemve, dikush nga fisi i nuses ka pëlqyer Blerinën dhe më pas është organizuar një darkë që ajo të njihet me të, i cili quhet Fabian.
Dituria tha se nuk e pëlqeu lidhjen, por u detyrua ta pranonte dhe pasi bënë një fejesë në familje, çifti u larguan për në Maqedoni ku Fabiani punonte.
Por vetëm pak kohë më pas, Fabiani tha se nuk mundej ta mbante Blerinën dhe e ktheu në shtëpinë e prindërve të tij.
Ndërkohë Blerina ka thënë se kushtet në të cilat jetonte në shtëpinë e vjehrrit e vjehrrës ishin tejet të vështira, ku sipas saj, në kuzhinë flinin vjehrrit e saj me djalin e tyre, ndërsa çifti i ri, i sapolidhur, flinte në sallon i cili ndahej vetëm me një derë.
Ndërkohë Blerina vijon historinë, ku tregon se teksa mbeti shtatzënë, jeta nuk u përmirësua aspak sepse vjehrra nuk i plotësonte asnjë nevojë për të cilat ka nevojë një grua që pret një fëmijë. Nusja nuk kishte para të vetat pasi Fabiani ia dërgonte të gjitha të ardhurat nënës së tij.
Blerina, e cila tashmë po jeton me prindërit e saj pas ndarjes nga familja e bashkëjetuesit, tregon se i biri 2-vjeçar i thërret gjyshit “babi”.
Ndërkohë Blerina i kërkon nënës së saj që mos ta nxjerrë nga shtëpia sepse ka një fëmijë të vogël në duar. Nga ana tjetër, Dituria kundërshton vajzën e saj duke i thënë se nuk mundet ta mbajë dhe i kërkon që ta çojë djalin në Shtëpinë e Fëmijës.