-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Ndjekje si në filma për autorin e masakrës me 10 të vdekur në SHBA!

Kryesoret

Dhjetë persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në qytetin e Monterey gjatë festimeve për Vitin e Ri Kinez.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 me orën lokale të së shtunës (06:20 GMT të dielën). Mijëra njerëz ishin mbledhur në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monterey Park.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit dhe së fundmi ka publikuar fotografi të tij, por duke mos e treguar emrin.

Departamenti i Sherifit të Los Anxhelosit ka publikuar imazhe që identifikojnë të dyshuarin që po hetohet për vrasje.

Departamenti tha se autori është një burrë aziatik, me një çehre të errët. I dyshuari ishte i veshur me një xhaketë lëkure të zezë dhe syze.

I dyshuari duhet të “konsiderohet si i armatosur dhe i rrezikshëm”, tha Departamenti i Sherifit.

Ndërkohë dy autoblinda policie, makina dhe një helikopter kanë bllokuar një furgon të bardhë që besohet të jetë i lidhur me të dyshuarin për të shtënat.

Hetuesit po përpiqen të gjurmojnë furgonin me mallra, i pikasur në zonën e incidentit.

Një transmetim i drejtpërdrejtë nga një helikopter i KNBC tregon një automjetin e bardhë të dyshuar si i autorit, në një parkim makinash në Torrance, Kaliforni, i rrethuar nga furgona të zinj të policisë, me disa oficerë në rrugë rreth tij.

Klikoni KËTU për të parë videon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit