Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku raportohet se një 80-vjeçar ka rënë nga kati i pestë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 19:55 në zonën e Ish Parkut të Autobusëve.
NJOFTIMI I POLICISË SË TIRANËS:
Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 22.01.2023, rreth orës 19:55, te Ish-Parku, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, shtetasi P. K., 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.