Departamenti Amerikan i Drejtësisë gjeti të premten 6 dokumente të tjera të klasifikuara gjatë një kontrolli në shtëpinë e familjes Biden në Wilmington, Delaware, siç njoftoi sot një nga avokatët e presidentit amerikan.
Presidenti i SHBA-së lehtësoi kontrollin e shtëpisë së tij “për të lejuar Departamentin e Drejtësisë të kontrollonte të gjitha fushat për çdo të dhënë nga koha e tij si zëvendëspresident dhe materiale të tjera të klasifikuara”, tha avokati Bob Bauer.
Gjatë hetimit , presidenti Biden dhe zonja e parë e SHBA-së nuk ishin të pranishëm, sqaroi ai.
Çështja e dokumenteve të klasifikuara është veçanërisht e ndjeshme për Joe Biden – veçanërisht në këtë moment, pasi ai përgatitet të njoftojë nëse përfundimisht synon të kërkojë rizgjedhjen në zgjedhjet presidenciale të 2024 – por edhe për demokratët në përgjithësi.
Biden u përpoq të enjten e kaluar të minimizonte rastin e dokumenteve konfidenciale dhe të klasifikuara nga koha kur ai ishte zëvendëspresident i vendit që u gjetën në vendet e gabuara, në një qendër studimi dhe në shtëpinë e tij të familjes, duke thënë se “nuk është asgjë”.
Çështja e dokumenteve të klasifikuara është veçanërisht e ndjeshme për zotin Biden, veçanërisht në këtë moment , pasi ai përgatitet të njoftojë nëse do të kandidojë sërish për president në vitin 2024, si dhe për demokratët në tërësi.
Dokumentet e para të klasifikuara u gjetën më 2 nëntor në Qendrën Penn Biden, një institut kërkimi në Uashington ku Joe Biden dikur kishte një zyrë, dhe në dhjetor në shtëpinë e tij në Wilmington – disa në garazh.