-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse disa njerëz i urrejnë prekjet?

Kryesoret

Disa gjëra në jetë janë të vështira për t’u kuptuar dhe si rezultat, askush nuk flet vërtet për to. Mosdëshira ndaj prekjes është një nga këto dhe shpesh keqkuptohet nga ata që e përjetojnë dhe jo vetëm. Ata që vuajnë mund të ndihen të hutuar dhe të turpëruar dhe të mos kuptojnë pse nuk duan të preken.

Nuk ka një përgjigje të thjeshtë për këtë temë, por në thelb neveria ndaj prekjes është një mospëlqim, ose në disa raste një frikë. Ashpërsia e simptomave mund të variojë nga mospëlqimi deri në neveri totale. Madje ka edhe një emër fobie për këtë gjendje kur është ekstreme, hapefobia.

Si pothuajse çdo gjendje tjetër, arsyet për të mos pëlqyer prekjet mund të jenë personale dhe të ndryshme nga njëri individ te tjetri:

1. Probleme me përpunimin ndijor: Gjendja kur truri ka probleme që kanë të bëjnë me informacioni që hyn dhe del. Si rezultat, mund të ndodhin ndjeshmëri ndaj mjedisit dhe veprimeve që ndodhin rreth tyre.

2. Çrregullimet e spektrit të autizmit: Ata që janë diagnostikuar me autizëm ose Asperger mund të kenë probleme të përpunimit shqisor dhe këtu përfshihet edhe prekja.

3. Problemet e shëndetit mendor: Neveria ndaj prekjes mund të jetë një simptomë e një problemi të shëndetit mendor. Për shembull, dikush që ka OCD mund të mos dëshirojë të preket sepse ka frikë nga mikrobet ose papastërtitë. Ata me çrregullime të ankthit social kanë probleme në lidhje me të tjerët dhe mund t’u duket kontakti shumë i pakëndshëm psikologjikisht.

4. Shtatzënia dhe ushqyerja me gji: Fluksi i hormoneve mund të ndryshojë mënyrën se si truri merret me informacionin, duke nisur ose një episod jetëshkurtër të neverisë ndaj prekjes, ose një që zgjat më shumë.

5. Problemet e marrëdhënieve: Nëse marrëdhënia juaj nuk po shkon mirë, mund të keni shqetësim kur ai/ajo ju prek.

6. Dhimbjet kronike: Kushdo që vuan nga probleme kronike të dhimbjeve fizike, është në një rrezik më të lartë për të përjetuar neveri ndaj prekjes. Kjo ndodh për shkak se truri po bën gjithçka që mundet për të mbrojtur personin që të mos ndjejë më shumë dhimbje sesa po përjeton.

7. Trauma/abuzimi i mëparshëm: Mund të ndodhë për shkak të çrregullimit të stresit post-traumatik.

8. Thjesht nuk ndihen komod kur dikush i prek. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit