Partia Demokratike Europiane, me anë të një postimi në rrjetin e saj instagram ka reaguar ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke sjellë në vëmendje qëndrimin e fundit, të këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, lidhur me ndryshimet e ligjeve mjedisore në Shqipëri.
Reagimi i Demokratëve Europianë:
Edhe Dua Lipa tani po e thotë qartë atë që shqiptarët e kanë përsëritur në rrugë prej gjashtë javësh: ligjet për mjedisin nuk mund të ndryshohen pas dyerve të mbyllura, pa konsultim publik. Kjo nuk është një deklaratë e një personazhi të famshëm. Është zëri i një vendi që kërkon transparencë, llogaridhënie dhe respekt për trashëgiminë e tij natyrore. Kryeministri Rama duhet të ndalojë së shpërfilluri këtë zë. Shqipëria po flet. Ka ardhur koha që ai ta dëgjojë.
Shqiptarët në SHBA protestojnë kundër Ramës: Dorëheqje të menjëhershme!









