Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, i shoqëruar nga Drejtoresha e Spitalit Universitar të Traumës Spitali Universitar i Traumës, ka vizituar efektivin e plagosur Edison Adri, i cili po trajtohet në spital pas lëndimeve të marra gjatë një operacioni policor në Maliq.
Efektivi u plagos më 4 qershor gjatë një ndërhyrjeje për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë, ndërsa në të njëjtin operacion humbi jetën kolegu i tij Enea Mekolli, i cili u shpall më pas Dëshmor i Atdheut.
“Erdha sot këtu për të të shtrënguar dorën, Edison, për të të uruar shërim sa më të shpejtë dhe për të të shprehur mirënjohjen më të thellë për guximin, përkushtimin dhe trimërinë e jashtëzakonshme që tregove gjatë përballjes me rrezikun. Humbja e kolegut tonë, Enea Mekolli, i cili ra në krye të detyrës, është një dhimbje e madhe për të gjithë Policinë e Shtetit. Mbështetja jonë për ty dhe për familjen e tij do të jetë e palëkundur”, u shpreh Hita gjatë vizitës në spital.
/5pyetjet.al









