Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor i koduar “Punisher”.
 
Gjatë këtij operacioni kanë rënë në pranga 3 të rinjtë pasi shpërndanin lëndë narkotike ekstazi në zona të ndryshme të Tiranës.
Të arrestuarit janë 23-vjeçari me inicialet K. V., 25-vjeçari me inicialet G. GJ. si dhe 17-vjeçari me inicialet E. M.
 
Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre me inicialet A. B.
 
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.
 
Policia sekuestroi 1007 tableta ekstazi, 2 automjete, 2 aparate celulare si dhe 2 peshore elektronike.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme në lidhje me rastin.
 
	
Related