-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

15 banesa me ujë në oborre/ Si paraqitet situata deri më tani në Shkodër!

Kryesoret

Shkodra është përfshirë nga moti i keq, i cili po vijon të shkaktojë dëme te banorët. Gjatë orëve të fundit bëhet me dije se sipërfaqja e tokave të përmbytura ka mbetur e pandryshuar që prej mëngjesit të sotëm.

Kujtojmë se Ujësjellësi Oblika 1 ndodhet ende jashtë funksionit. Ndërsa uji ndodhet në oborret e 15 banesave. Rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji në rruge 40 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete. Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

NJOFTIMI:

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 18.00 te dates 23.01.2023 paraqitet si me poshte:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.05 ka rritje me 20 cm me oren 08.00 te dates 23.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.50 m ka rritje prej 10 cm me oren 08.00 te dates 23.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, e pandryshuar me oren 08.00 te dates 23.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.

Rruga e Obotit ka prezence uji 75 cm, ka rritje me 10 cm me oren 08.00 e dates 23.01.2023

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.

Ka prezence uji ne oborre ne 15 banesa te fshatit Obot.

Ne rrugen e Obotit kane operuar gjate dites se sotme dy mjete te kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise.

Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .

Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 40 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme me mjete, ka rritje te nivelit prej 10 cm.

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit