Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në emisionin “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, foli mbi kandidaturat për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Sipas Vokshit, ka ardhur koha që qytetarët të votojnë jo për partinë, por për kandidatin dhe i duhur është pikërisht ai i PD, i cili ka dalë nga vota e qytetarëve nga Primaret, dhe jo si ai i PS që ka dalë se ashtu e do Kryeministri.
“Në fund të ditës, ka ardhur koha që qytetarët të votojnë jo për partinë, por për kandidatin. Kandidati i PD ka dalë nga primaret, nuk ka dalë as nga bandat, jo se ka dashur Edi Rama. Pra, është kandidat që ka dalë me votë, është i pëlqyeshëm. Jetojmë në një kryeqytet ku jemi ndër vendet e fundit për cilësinë e jetesës në botë. Kjo falë Erion Veliajt. Nuk ke më gjelbërim. Pemët janë prerë, dhe në vend të tyre janë ngritur kulla. Fëmijët nuk kanë më hapësira. Nuk ke rrugë ku të ecësh, nuk ke trotuare, nuk ke ndriçim.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e saj, deputetja demokrate, Albana Vokshi.
Hitaj në “5 Pyetjet”: Gara për Bashkinë e Tiranës, jo politike, por për qytetin!