Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale.
S. G 33 vjeç ra në pranga pasi ka pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Gjithashtu edhe A. Q 54 vjeç, banues në Tiranë u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
G. G 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit.
E. F45 vjeç dhe K. L., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit.
F. B 46 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.