Mediat angleze raportojnë se Evertoni e ka liruar nga detyra trajnerin Frank Lampard.
Klubi akoma nuk e ka zyrtarizuar shkarkimin e legjendës angleze, megjithatë Sportsmail mëson se ai është shkarkuar nga posti i deritanishëm.
Siç është bërë e ditur shkarkimi i Lampard është bërë përmes një telefonate.
Evertoni është i renditur i 19-ti në renditjen dhe ka humbur 8 nga nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Humbja e të dielës nga West Ham United me rezultatin 2-0 i kushtoi Lampard fronin e trajenrit.
Evertoni është duke e konsideruar seriozisht Marcelo Bielsan për ta zënë vendin e lënë bosh nga Lampard.
Ish-trajneri i Leeds Unitedit ka një strategji të pëlqyeshme të lojës dhe klubi beson se mund ta shpëtojë nga rënia prej elitës së futbollit anglez.