Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, u shpreh se vizita e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Vatikan është një moment tepër i rëndësishëm, pasi u realizua diçka që deri vjet nuk ishte e mundur, duke theksuar se gjërat po lëvizin.
Sipas Kullës, nëse arrihet njohja nga Vatikani, atëherë edhe shtetet e tjera si Spanja apo edhe vendet katolike do ndjekin të njëjtën rrugë, duke e njohur njëzëri Kosovën.
“Një moment i rëndësishëm ishte vizita e sotme e Presidencës së Kosovës, Vjosa Osmani në Vatikan, për të takuar Papën. Kjo gjë nuk ishte e mundshme vjet. Gjërat po lëvizin. Spanja ka për ta ndjekur Vatikanin nëse ky i fundit e njeh Kosovën. Jo vetëm Spanja, por e gjithë bota katolike.”, ka deklaruar në lidhje me këtë çështje, eksperti Ilir Kulla.
Çollaku në “5 Pyetjet”: Dobësimi i ndikimit rus në Serbi, moment i vyer për Kosovën!